Ekonomia shqiptare është në një fazë interesante dhe transformuese. Turizmi po lulëzon, shërbimet po zgjerojnë horizontet dhe kërkesa për staf cilësor është më e madhe se kurrë (sipas statistikave të INSTAT). Por ka një problem, të tipit forca e brendshme punëtore nuk po mjafton më, për shkak të numrit të ulët dhe cilësisë që kërkohet në 2025.
Nëse je një: hotel, restorant, klinikë estetike, kompani ndërtimi apo një familje që kërkon ndihmë në ambientin e shtëpisë ka shumë gjasa që ke dëgjuar për filipinasit. Dhe po, ka një arsye pse gjithnjë e më shumë biznese po zgjedhin punonjës filipinas në Shqipëri.
1. Nuk bëhet fjalë vetëm për staf por për një kulturë pune
Punonjësit filipinas janë të njohur globalisht për:
- Përkushtim
- Profesionalizëm
- Qasje pozitive ndaj punës, edhe në kushte sfiduese
- Etikë, korrektësi dhe mirësjellje që nuk mund të mësohen në trajnime
Nuk është rastësi që: Dubai, Japonia, Kanadaja dhe shumë vende të tjera i kanë të integruar këta punonjës në sektorët më delikatë të shërbimeve. Prandaj, edhe Shqipëria, kohët e fundit, po ecën në të njëjtën rrugë.
2. Bizneset shqiptare kanë nevojë për qëndrueshmëri
Në një treg ku ndryshimi i vazhdueshëm i stafit është kthyer në normë, filipinasit sjellin stabilitetin që mungon. Ata nuk e shohin punën si një ndalesë të përkohshme por si një mundësi të vyer dhe kjo reflektohet në çdo aspekt, nga mënyra se si e trajtojnë klientin deri tek energjia që sjellin në skuadër.
3. Shërbimi me buzëqeshje pa e detyruar askush
Nëse je në industrinë e mikpritjes apo të kujdesit personal, e di që detajet bëjnë diferencën, jo fjalët e bukura në menunë e shërbimeve, por mënyra si trajtohet klienti në kontaktin e parë. Filipinasit sjellin një “yes culture” që nuk është servilizëm, por një përzierje mes edukatës dhe krenarisë për punën që bëjnë. Dhe kjo, për klientin shqiptar, është një sjellje që bie menjëherë në sy.
4. E kanë gjuhën, etikën, fleksibilitetin dhe vëmendjen ndaj detajeve
Për një punëdhënës, është sfidë të gjesh një njeri që:
- E kupton punën pa shumë fjalë
- Nuk të detyron ta kontrollosh çdo ditë
- Nuk ka nevojë për “ndëshkime” që të funksionojë
E gjitha kjo është pjesë e trajnimit që shumë punonjës filipinas marrin që në vendin e tyre, para se të vijnë në Shqipëri.
5. “Bliss” lidh Shqipërinë me një fuqi të re punëtore
Në Bliss, nuk sjellim vetëm CV, por njerëz të përgatitur, të përzgjedhur dhe të përshtatur me nevojat e tregut shqiptar.
Procesi është i lehtësuar nga ne, duke përfshirë këtu:
✅ Përzgjedhjen e kujdesshme
✅ Ndihmën në dokumentacione
✅ Trajnimin për përshtatje kulturore dhe profesionale
✅ Mbështetjen gjatë gjithë periudhës së kontratës
Pra, jo vetëm që nuk rrezikon por fiton kohë, siguri dhe një staf që të bën krenar në çdo ditë pune.
Rekrutimi fillon këtu
Shqipëria tani nuk ka nevojë për më shumë CV. Ka nevojë për njerëz me etikë pune dhe shpirt shërbimi. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë biznese po shkojnë drejt një zgjidhjeje që funksionon si: rekrutimi i punonjësve filipinas.
Nëse do të veprosh si duhet, me transparencë, profesionalizëm dhe rezultat afatgjatë “Bliss” është këtu për ty.