Kur u mor vendimi për të lënë Filipinet dhe për të ardhur në Shqipëri për të punuar, nuk dihej saktësisht çfarë do të pritej. Ishte një hap i madh për një punonjëse shtëpie që nisej drejt një vendi të panjohur, me një gjuhë dhe kulturë tërësisht të re. Mendonte se përballja me vështirësi dhe ndjenja e vetmisë do të ishte pjesë e përditshme, por shumë shpejt, u kuptua se realiteti ishte krejt ndryshe. Eksperienca e filipinasve në Shqipëri është kryesisht shumë pozitive, pasi mikpritja dhe përshtatja kanë bërë që sfidat të kthehen në mundësi.

Më poshtë janë 5 gjërat që u përjetuan si “surpriza të këndshme” gjatë punësimit dhe jetesës në Shqipëri.

1. “Njerëzit janë jashtëzakonisht mikpritës”

Në ditët e para ndihesha e huaj. Por shumë shpejt kuptova se shqiptarët janë njerëz të ngrohtë, të afërt dhe shumë mikpritës. Fqinjët më përshëndesnin me buzëqeshje. Në dyqan më mësonin fjalë shqip me durim. Familja ku punoj më trajton si pjesë të tyre. Dhe kjo është ndjesi e rrallë, të ndihesh “në shtëpi” në një vend të panjohur.

2. “Gjuha shqipe nuk është aq e pamundur sa mendoja”

Kur dëgjoja shqip në ditët e para, gjithçka më dukej si një mister. Por pas disa javësh bisedash të thjeshta, mësova fjalët bazë. Tani mund të flas në mënyrë të thjeshtë dhe kuptoj gjithnjë e më shumë. Më ndihmuan fëmijët e shtëpisë, fjalët e përditshme, dhe sigurisht gatishmëria e njerëzve për të më mësuar.

3. “Orari i punës dhe pushimet respektohen”

“Në Filipine, shpesh punohet pa orar të qartë dhe ndonjëherë edhe gjatë fundjavës. Në Shqipëri, orari im është i rregullt, dhe pushimi im respektohet. Nuk e prisja këtë mirëkuptim. Kam ditë të lira, mundësi për të pushuar, dhe kjo më ka dhënë ekuilibër të vërtetë mes punës dhe jetës.”

4. “Më përfshinë në çdo traditë familjare”

“Nga momenti që erdhi Krishtlindja, u ndjeva pjesë e vërtetë e familjes. Ishim të gjithë bashkë në tavolinë, më dhanë dhuratë dhe më ftuan të bëja gështenja me ta. Edhe për Bajram, për Pashkë apo ditëlindje gjithmonë më përfshijnë me dashuri dhe kjo për mua vlen shumë. Nuk je vetëm kur të ftojnë në tryezë.”

5. “Ndihem e sigurt si grua dhe si punonjëse”

“Në shumë vende ndihesh e ekspozuar si grua e huaj që punon vetëm. Në Shqipëri, ndiej respekt në lagje, në punë, në rrugë. Njerëzit nuk të gjykojnë, nuk të bezdisin. Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që më bëri të qetësohem dhe të kem besim në vendin ku jetoj.”

Fjalë nga zemra

“Shqipëria më surprizoi! Jo thjesht për bukurinë e natyrës apo ushqimin, por për mënyrën se si të bën të ndihesh njeri dhe me vlera. E di që jo çdo histori është njësoj, por unë personalisht jam shumë mirënjohëse për këtë eksperiencë.”

“Nëse po mendon të vish të punosh në Shqipëri, dije që ka shpresë, mirëkuptim dhe mundësi të ndihesh si në shtëpi edhe larg shtëpisë.”- sugjeron H.G (një punonjëse filipinase e cila ka filluar punë si dado përmes agjencisë së rekrutimit Bliss).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *