Nëse dëshironi të punësoni punonjës të huaj për kompaninë tuaj, hapi kryesor është sigurimi i lejes së punës dhe dokumentave të nevojshëm. Ne e bëjmë këtë proces të thjeshtë dhe të qartë për ju, duke u kujdesur për çdo procedurë ligjore dhe administrative, nga aplikimi deri te miratimi.
Kush mund të aplikojë?
“Leja Unike” është krijuar për një gamë të gjerë profesionistësh dhe individësh që duan të sjellin aftësitë e tyre në Shqipëri. Mund të aplikoni nëse jeni:
- I punësuar ose i vetëpunësuar,
- Punonjës me kualifikime të larta,
- I transferuar brenda së njëjtës kompani,
- Investitor,
- Profesionist digjital që punon në distancë.
Kjo do të thotë se pavarësisht prejardhjes suaj, përfshirë këtu Indinë, Filipinet, Egjiptin apo vende të tjera, ka një rrugë drejt tregut të punës në Shqipëri për ju.
Çfarë kërkohet për të qenë i kualifikuar?
Për të filluar, aplikantët duhet të plotësojnë disa kushte bazë:
- Të kenë një pasaportë ose dokument udhëtimi të vlefshëm dhe të njohur nga Shqipëria,
- Të kenë një arsye të qartë për qëndrim (punësim, investim, etj.),
- Të kenë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e jetesës,
- Të mos përbëjnë rrezik për rendin publik, sigurinë apo shëndetin.
Si funksionon aplikimi?
Procesi i aplikimit bëhet 100% online dhe është shumë i thjeshtë. Ja si:
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Leje Unike”;
- Përzgjidhni motivin e qëndrimit dhe shkarkoni mandat-pagesën;
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat tuaja;
- Ngarkoni dokumentet e nevojshme në formatin e kërkuar;
- Kontrolloni me kujdes dhe klikoni “Dërgo”;
- Shkarkoni, printoni dhe nënshkruani formularin.
Nëse mungon diçka, do të njoftoheni brenda 5 ditësh dhe do të keni 30 ditë kohë për ta korrigjuar. Pasi aplikimi të jetë i saktë, do t’ju kërkohet të dërgoni disa dokumente shtesë me postë brenda 7 ditësh (fotografi, formular i nënshkruar, kopje e pasaportës, etj.).
Kush e shqyrton aplikimin?
Varet nga arsyeja e aplikimit:
- Për punësim, shqyrtimi bëhet online nga AKPA (Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive)
- Për vetëpunësim dhe investime, shqyrtimi bëhet nga komisioni vlerësues i ministrisë përgjegjëse për financat dhe ekonominë.
- Nëse kërkohet edhe vizë, atë e miraton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, pasi të jetë aprovuar miratimi i punësimit nga AKPA.
Sa kohë zgjat?
Edhe pse nuk është e menjëhershme, afatet janë të qarta:
- Deri në 12 javë nga momenti i aplikimit.
- Çdo institucion duhet ta shqyrtojë aplikimin brenda 2 javësh.
- Rezultati përfundimtar njoftohet online.
Në rast miratimi, leja gjenerohet me një vulë elektronike dhe dërgohet tek ju elektronikisht.
Sa zgjat vlefshmëria e lejes?
Leja Unike mund të ketë afat:
- 1 vit, 2 vite, 3 vite ose 5 vite,
- Ose mund të kërkohet edhe leje e përhershme qëndrimi më vonë.
Sa kushton?
Tarifat ndryshojnë në varësi të llojit dhe kohëzgjatjes së lejes që kërkoni.
Pse është e rëndësishme për ju?
Për bizneset shqiptare, “Leja Unike” hap mundësinë për të punësuar profesionistë të huaj të kualifikuar, me një proces ligjor e të rregullt. Për punonjësit e huaj, kjo leje është një mundësi e sigurt për të jetuar, punuar dhe ndërtuar një të ardhme në Shqipëri për disa vite ose përgjithmonë.
Agjencia “Bliss Recruitment” është këtu për t’ju ndihmuar në çdo hap. Nga mbledhja e dokumenteve deri tek udhëzimi hap pas hapi, ne kujdesemi që procesi juaj të jetë i thjeshtë dhe pa stres.