Bizneset sot kanë ndryshuar, nevojat për staf janë rritur dhe fuqia punëtore nuk po vjen aq lehtë sa më parë. Nëse je sipërmarrës dhe ke hasur mungesë stafi, ndoshta e ke dëgjuar shpesh këtë frazë: “Po sjellim puntorë nga jashtë.”

Por në këtë pikë, shumë njerëz stepen shpesh për shkak të miteve. Frika dhe hamendësimet akumulohen së bashku dhe ty natyrisht të lind një pyetje: “A është kjo zgjidhje për biznesin tim… apo një rrugë e komplikuar që nuk më duhet? Le ta shohim së bashku dhe të kuptojmë si qëndron e vërteta.

1. “Është shumë e komplikuar të punësosh të huaj në Shqipëri”

E vërteta: Po, ka disa hapa. Por kur bashkëpunon me një agjenci që e njeh procesin, çdo gjë është e thjeshtë dhe brenda të gjitha rregullave.
Leje qëndrimi, leje pune, janë të gjitha lehtësisht të menaxhueshme nga një partner profesionist si “Bliss”, që ka standarde ndërkombëtare në përzgjedhje dhe integrim. Pra, nuk është një makth burokratik, por thjesht duhet të zgjedhësh partnerin e duhur.

2. “Punonjësit e huaj nuk përshtaten me kulturën shqiptare”

E vërteta: E ke gabim. Sidomos kur flasim për punonjës filipinas në Shqipëri, të cilët janë të njohur globalisht për etikë të fortë pune, komunikim të ngrohtë dhe aftësi përshtatjeje të jashtëzakonshme.
Ata nuk janë këtu thjesht për një “kontratë”. Janë këtu për të ndërtuar jetën, për të kontribuar dhe për të qenë pjesë e një ekipi. Në shumë raste, bizneset shqiptare kanë përfituar edhe në aspektin kulturor, duke përmirësuar atmosferën në punë dhe cilësinë e shërbimit.

3. “Është shumë e shtrenjtë të punësosh një të huaj”

E vërteta: A e ke llogaritur sa të kushton ndryshimi i vazhdueshëm i stafit? Trajnimet pa rezultat? Mungesat në ditë të ngarkuara? Rekrutimi i një punonjësi të huaj, veçanërisht nga Filipinet, mund të jetë një investim, jo kosto plus. Janë të qëndrueshëm dhe të motivuar, të saktë, duke u përpjekur të përkushtohen për një kohë sa më të gjatë. Në fund, kostoja kompensohet, le të themi, nga efikasiteti që këta punonjës sjellin në biznes.

4. “Klientët do të kenë paragjykime ndaj stafit të huaj”

E vërteta: Klientët kanë një kriter të vetëm: duan të trajtohen mirë. Dhe kjo është një nga pikat më të forta të kulturës filipinase për sa i përket shërbimit, sepse janë të sjellshëm dhe të kujdesshëm.
Klientët nuk do të ankohen për prejardhjen e tyre, por do të mbajnë mend buzëqeshjen dhe korrektësinë.

5. “Më mirë një shqiptar që e njeh vendin”

E vërteta: Idealja është gjithmonë një punonjës që i përmbush kërkesat. Nëse nuk ka një shqiptar të gatshëm, të trajnuar dhe të qëndrueshëm, mos e mbyll derën për alternativën më të mirë.
Punonjësit filipinas janë trajnuar për të punuar me standarde evropiane dhe janë të njohur për besueshmëri në shërbimin e tyre.

Forco biznesin tënd me njerëzit e duhur

Nëse je një biznes që kërkon qëndrueshmëri, profesionalizëm dhe etikë pune, atëherë është koha të heqësh dorë nga stereotipet dhe të njohësh realitetin e ri të tregut të punës. Punësimi i të huajve në Shqipëri nuk është “trend”, por një strategji shumë e mirë. Prandaj, “Bliss” është këtu për ta bërë këtë proces të drejtë, të sigurt dhe pa stres për ty.

Gati të hedhësh hapin?

Na kontakto për një konsultë falas sepse ne nuk sjellim thjesht staf, përkundrazi sjellim njerëz që e bëjnë biznesin tënd më të fortë dhe të vlerësuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *