Shqipëria tashmë është një destinacion konkurrues, i pranishëm në hartat ndërkombëtare të turizmit dhe gjithnjë e më tërheqës për vizitorët nga e gjithë bota. Por me këtë bum turistik lind sfida e mungeses se fuqisë punëtore të qëndrueshme dhe të përgatitur. Stafi lokal është gjithnjë e më i vështirë për t’u gjetur, për t’u mbajtur dhe shpesh nuk arrin të përmbushë standardet që kërkon një treg në rritje. Prandaj, stafi i huaj në turizmin shqiptar po shihet gjithnjë e më shumë si një zgjidhje e domosdoshme.

Prandaj ka ardhur koha të bëjmë pyetjen “1000 dollarshe”: A është stafi i huaj zgjidhja e duhur që po kërkon turizmi shqiptar?

Është një strategji reale

Dikur punonjësit e huaj konsideroheshin si opsioni i fundit. Sot, ata janë pjesë thelbësore e strategjisë për menaxhim afatgjatë, sidomos në sezonin turistik.

Po flasim për profesionistë në rolet më jetike si: dado, sanitare, kamarierë, ndihmës kuzhinierë, masazhatore, njerëz që duhet të funksionojnë me ritëm, korrektësi dhe etikë të lartë pune. Pikërisht këto cilësi i ofron stafi i huaj, veçanërisht ai nga Filipinet.

Sekreti i industrisë globale të mikpritjes

Në çdo vend që ka turizëm, me shumë shance do të gjesh staf të huaj, madje punonjës filipinas dhe për një arsye të qartë:

  • Janë të edukuar në etikën e shërbimit
  • Flasin mirë anglisht
  • Janë të duruar, të përkushtuar dhe të kujdesshëm
  • E shohin punën si mundësi jetësore, jo thjesht të përkohshme

Edhe në Shqipëri, ky model po jep rezultate: hotele që më parë ndryshonin staf çdo muaj, sot gëzojnë stabilitet dhe shërbim cilësor.

Stafi i huaj nuk është “ndihmës sezonal”

Shumë njerëz mendojnë gabimisht se stafi i huaj në turizmin shqiptar është vetëm një zgjidhje për muajt e verës. E vërteta është se këta punonjës mund të kthehen në një aset afatgjatë, kur përzgjidhen dhe integrohen siç duhet.

“Po ku i gjej këta njerëz?”

Pikërisht këtu hyn “Bliss”, një agjenci e specializuar në rekrutimin e punonjësve nga Filipinet për sektorët më të kërkuar të turizmit (dhe jo vetëm). Ne mbulojmë gjithçka:

  • Përzgjedhje të kujdesshme sipas profilit të biznesit
  • Ndihmë me dokumentacionin dhe legalizimin
  • Trajnime për përshtatje kulturore dhe profesionale
  • Mbështetje gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit

Nuk po kërkon vetëm “forcë pune”, por njerëz të mirë

Klientët e kuptojnë menjëherë dallimin mes një shërbimi rutinor dhe një përvoje të ofruar me përkushtim, buzëqeshje dhe respekt. Njerëzit që sjellin këtë energji nuk përcaktohen nga kombësia apo pasaporta, por nga karakteri dhe vlerat e tyre. Bliss ka misionin t’i gjejë pikërisht këta persona dhe t’i vendosë aty ku bëjnë më shumë diferencë në ekipin tënd.

Ne nuk flasim vetëm për staf, por për njerëz që i japin kuptim çdo dite në punë pune dhe që e bëjnë biznesin tënd të kujtohet, të respektohet dhe të rritet me dinjitet.

Turizmi rritet me staf të besueshëm

Turizmi shqiptar ka potencial të madh, por rritja pa cilësi është thjesht një shans i humbur. Nëse dëshiron një ekip që punon me zemër dhe profesionalizëm, jo thjesht për orar, është koha të mendosh ndryshe.

Kontakto Bliss për të ndërtuar një staf që nuk të lë në baltë gjatë pikut të sezonit dhe i shton vlerë çdo dite të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *