Punonjësit indianë në Shqipëri

Tregu i punës në ndryshim

Nëse keni një biznes në Shqipëri, me siguri e keni vënë re se gjetja e stafit të qëndrueshëm është bërë gjithnjë e më sfiduese. Turizmi, ndërtimi dhe shërbimet po kërkojnë njerëz të përkushtuar, por oferta vendase shpesh nuk mjafton. Kjo ka bërë që shumë biznese të shohin drejt alternativave të reja, si punonjësit indianë, të cilët po shfaqen gjithnjë e më shumë si një zgjidhje afatgjatë dhe me vlerë.

Kohët e fundit po vihet re një ndryshim i madh, që është rritja e punonjësve të huaj në Shqipëri. Dhe ky nuk është vetëm një trend, por një realitet që po sjell vlera të reja në tregun e punës.

Jo vetëm filipinas

Ne e nisëm këtë agjenci për rekrutimin e punonjësve filipinas, të njohur për etikën e tyre të fortë, profesionalizmin dhe aftësinë për t’u përshtatur. Jemi shumë falenderues që kjo ide sot është pranuar gjerësisht nga sipërmarrësit shqiptarë.

Por panorama është edhe më e gjerë. Përveç filipinasve, punonjësit indianë po bëhen gjithashtu pjesë e tregut shqiptar të punës. Me përkushtim, disiplinë dhe aftësi të ndryshme profesionale, ata po tregojnë se janë një zgjedhje e mençur për shumë kompani që kërkojnë stabilitet afatgjatë.

Kështu, “Bliss” tani nuk është vetëm ura që lidh Shqipërinë me Filipinet, por edhe me Indinë duke ju sjellë mundësinë të gjeni fuqinë punëtore që i përshtatet më mirë nevojave tuaja.

Pse po ndodh ky ndryshim?

Mungesa e fuqisë punëtore vendase

Në shumë sektorë, kompanitë shqiptare hasin vështirësi për të gjetur staf vendas. Ky boshllëk po i shtyn bizneset të kërkojnë zgjidhje përtej kufijve.

Nevoja për staf afatgjatë

Punonjësit sezonalë nuk mjaftojnë. Kompanitë kanë nevojë për njerëz që qëndrojnë dhe rriten bashkë me ekipin. Punonjësit filipinas dhe indianë shpesh ofrojnë pikërisht këtë stabilitet.

Profesionalizëm dhe kulturë pune

Përveç përkushtimit, punonjësit e huaj sjellin disiplinë dhe një kulturë pune që frymëzon ekipet lokale, duke forcuar bashkëpunimin dhe duke rritur produktivitetin.

Si e sheh “Bliss” këtë zhvillim?

Ne nuk e shohim këtë thjesht si “zgjidhje për mungesë stafi”. Për ne, është një mundësi për të ndërtuar ura mes kulturave, për të sjellë në Shqipëri punonjës që jo vetëm janë profesionistë, por edhe pasurojnë ekipet me vlera të reja.

“Bliss” ka hapur dyert për shumë punonjës filipinas në tregun shqiptar dhe tani me krenari kemi zgjeruar fokusin tonë edhe tek punonjësit indianë.

Kjo do të thotë se klientët tanë kanë një gamë më të gjerë zgjedhjesh dhe më shumë siguri për të ndërtuar ekipe të qëndrueshme.

Çfarë përfiton biznesi juaj?

  • Kursim në kohë dhe kosto rekrutimi,
  • Një staf më të përkushtuar dhe afatgjatë,
  • Një atmosferë pune më pozitive dhe bashkëpunuese,
  • Siguri, sepse ke pranë njerëz të cilët duan të japin më të mirën e tyre.

Shqipëria po ndryshon dhe bashkë me të edhe mënyra si ndërtojmë ekipet tona. Me punonjës filipinas dhe indianë, bizneset shqiptare po gjejnë një rrugë të re drejt stabilitetit dhe suksesit.

Prandaj, “Bliss” është këtu për të qenë partneri juaj në këtë udhëtim. Për të zhvilluar një seancë konsulence, na kontaktoni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *