Ne e dimë që një nga sfidat më të mëdha për bizneset shqiptare sot është mungesa e fuqisë punëtore. Turizmi, ndërtimi dhe shërbimet janë sektorët që po ndjejnë më shumë presionin për të gjetur staf të përkushtuar dhe afatgjatë. Në këtë situatë, shumë sipërmarrës pyesin veten: “Si ta përmirësoj biznesin?”
Një nga zgjidhjet që po fiton terren është punësimi i punonjësve filipinas në Shqipëri. Ata janë të njohur në mbarë botën për profesionalizëm, etikë të fortë pune dhe aftësi për t’u përshtatur lehtësisht me kultura të reja. Prandaj, duam t’ju tregojmë pse kjo është një zgjedhje që ia vlen për biznesin tuaj, jo vetëm për sot por edhe për të ardhmen.
Si të përgatiteni për një fillim të ri
Kur një punonjës i ri nga Filipinet vjen në ekipin tuaj, është një hap i madh jo vetëm për të, por edhe për ju, prandaj, përgatitja është thelbësore. Flisni me ekipin tuaj për ndryshimin që vjen. Shpjegoni se kolegu i ri sjell një kulturë ndryshe, me mënyra komunikimi ndoshta më të rezervuara, por gjithmonë me respekt dhe gatishmëri për bashkëpunim. Sa më i hapur dhe i përgatitur të jetë ekipi, aq më e natyrshme bëhet përshtatja e punonjësit të ri.
Ditët e para bëjnë diferencën
Imagjinoni veten në një vend të ri, mes një gjuhe dhe kulture të re. Kjo është përvoja e një punonjësi filipinas që mbërrin në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye, orientimi fillestar është mënyra më e mirë për ta nisur!
Prezantoni punonjësin me kolegët, tregoni qartë strukturën e kompanisë dhe pritshmëritë. Nëse është e mundur, caktoni një mentor që ta shoqërojë në javët e para. Kjo i jep ndjesinë se nuk është thjesht “staf i huaj”, por pjesë e vërtetë e ekipit.
Mbështetje
Integrimi nuk ndodh vetëm në vendin e punës. Punonjësit filipinas kanë nevojë për pak ndihmë praktike në fillim: si të gjejnë një vendbanim, si të përdorin transportin publik, ku ndodhen qendrat shëndetësore, apo edhe këshilla të thjeshta për jetën e përditshme në qytet. Këto gjeste të vogla bëjnë një ndryshim të madh sepse tregojnë kujdes dhe krijojnë ndjenjën e sigurisë.
Forcim i ekipit
Një nga gjërat më të bukura tek punonjësit filipinas është përulësia dhe dëshira për të kontribuar. Ata nuk kërkojnë vëmendje, por vlerësim. Kjo në fakt arrihet, duke i përfshirë në takime, duke dëgjuar idetë e tyre, për tu treguar se janë partnerë në sukses, jo thjesht staf mbështetës.
Komunikim me respekt
Edhe pse shumë filipinas flasin anglisht rrjedhshëm, transparenca është gjithmonë e rëndësishme. Jepni udhëzime të thjeshta, të qarta dhe tregoni durim në fillim. Një kulturë ku pyetjet janë të mirëpritura krijon një atmosferë pune më të shëndetshme për të gjithë.
Mos harroni vlerësimin
Një “faleminderit”, një koment pozitiv ose një gjest i vogël vlerësimi luan rol te rendesishem. Kjo jo vetëm forcon përkushtimin e tyre, por përhap energji pozitive në të gjithë ekipin. E vërteta është që këto janë gjëra bazike që vlejnë për këdo në punë, thjesht me rastin e punonjësve filipinas, është mirë t’i kujtojmë dhe t’i theksojmë, sepse integrimi i tyre është një proces i ri për shumë kompani.
Pse ia vlen ky investim?
Zgjedhja për të punësuar punonjës filipinas nuk është thjesht një zgjidhje e përkohshme për mungesën e stafit. Është një strategji afatgjatë.
Ja çfarë fitoni:
- Shërbim më të qëndrueshëm dhe cilësor
- Një ekip më të përkushtuar dhe afatgjatë
- Një atmosferë pune më pozitive
- Kursim në kosto rekrutimi dhe trajnimi në planin afatgjatë
Integrimi është një udhëtim, jo një detyrë
Punonjësit filipinas sjellin me vete aftësi, kulturë dhe disiplinë. Nëse u ofroni një ambient mikpritës dhe të ndershëm, ata do të japin më të mirën dhe ju do të shihni ndikimin pozitiv në biznesin tuaj.
Dhe nëse po kërkoni një staf të qëndrueshëm, të përkushtuar dhe të përshtatur me nevojat tuaja, “Bliss” është këtu për ju. Ne ju ndihmojmë në çdo hap, nga përzgjedhja e kandidatëve deri te mbështetja pas punësimit.