Pasi kemi përcaktuar me saktësi nevojat dhe kërkesat e kompanisë suaj, kalojmë në fazën më thelbësore: gjetjen dhe përzgjedhjen e kandidatëve idealë. Në Bliss, ne kemi ndërtuar një rrjet të gjerë partneritetesh dhe kontakte ndërkombëtare në Azia Juglindore dhe Lindja e Mesme, që na mundëson të identifikojmë shpejt dhe saktë punonjës me eksperiencë dhe integritet të lartë profesional.
Ne vlerësojmë me kujdes përvojën, aftësitë teknike, qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë kulturore të secilit kandidat për të siguruar që përputhen jo vetëm me detyrat e punës, por edhe me vlerat e kompanisë suaj.
Kjo fazë përfshin skanimin e CV-ve, intervista të detajuara, vlerësime psikologjike dhe testime profesionale për të garantuar që çdo kandidat i propozuar është i përgatitur dhe i besueshëm. Ne nuk ju sjellim thjesht kandidatë – ju sjellim njerëzit e duhur.